Aktualitet

Kushton vetëm 10 euro: Mjeku shqiptar në Spanjë tregon testin e shpejtë të virusit, por a e nxjerr saktë përgjigjen?

Kushton vetëm 10 euro: Mjeku shqiptar në Spanjë tregon testin e

Të dyshuarit me Covid në Spanjë, Francë dhe Gjermani nuk presin më gjatë për të marrë rezultatin e testit të koronavirusit. Nga tetë orë pritje e zakonshme, me testin e antigenëve del për vetëm disa minuta.

Mjeku Kida Sallabanda nga Spanja ka treguar se këto tre vende kanë filluar të avancojnë përmes testeve të shpejta. Ai thotë se ky test është i ngjashëm me atë PCR, merret mostra nga hunda dhe përgjigja del për 15 minuta.

Por ku qëndron ndryshimi?

Mjeku ka treguar se në këtë test nuk shihet struktura gjenetike e Covid, por proteinat që janë në sipërfaqe.

Ja çfarë thotë ai për Klan: 

 “Kemi filluar të avancojmë me ato që quhen teste të shpejta dhe teste që kemi futur në Madrit dhe zonën e Katalonjës është test i shpejt që janë antigjenët, ky është një test i ngjashëm me PCR, që merret nga hunda dhe analizohet dhe përgjigja del për 15 minuta në këtë test ne nuk shohim strukturën gjenetike siç e shohim në PCR te Covid 19 por shohim proteinat që janë në sipërfaqe dhe duke matur proteinat ne mund të diagnostikojmë jo me garancinë e PCR që ka Covid apo jo”.

Ky test ka dhe një kosto më të lirë se ai i zakonshmi. Nëse testi i koronavirusit PCR është 100 euro, testi i ri dhe i shpejtë kushton vetëm 5 euro.

A do ketë një test të tillë në Shqipëri? Burime nga ministria e Shëndetësisë kanë thënë se do të vlerësohet çdo test i mundshëm i certifikuar dhe i sigurt.

Kushton vetëm 10 euro: Mjeku shqiptar në Spanjë tregon testin e

A është i sigurt? Në një artikull të medias amerikane ABC News thuhet se: 

Testet e antigjenit performojnë më së miri kur sasia e virusit breneda sistemit njerëzor është e lartë.Por për fat të keq, testet e shpejta të antigjenit për COVID-19 duket se janë më pak të ndjeshme sesa testet PCR, që do të thotë se ato mund të japin një rezultat negativ tek dikush në të vërtetë ka COVID-19. Një nga testet e shpejta të licensuara të antigjenit mund të japë një rezultat të rremë negativ në deri në 18.3% të njerëzve me COVID-19 të diagnostikuar nga PCR.

Linku: https://www.abc.net.au/news/2020-09-26/15-minute-coronavirus-test/12705678