Aktualitet

Kuvendi miraton Portin e Durrësit dhe Buxhetin e vitit 2023

Kuvendi miraton Portin e Durrësit dhe Buxhetin e vitit 2023

Pas një seance maratonë të nisur që në 10:00 të mëngjesit dhe zgjati 14 orë, Kuvendi miratoi dje projektin për Portin e Durrësit dhe Buxhetin e vitit 2023.

Porti u miratua me 74 vota Pro dhe 35 Kundër.

Buxheti u miratua me 75 vota Pro dhe 36 kundër.

Projekti i Durrësit ka ngjallur debate në radhët e opozitës, që e cilësojnë një aferë korruptive. Nga ana tjetër qeveria e konsideron një projekt gjigant që do zhvillojë Durrësin.