Aktualitet

Kuvendi miraton 6 projektligje

Kuvendi miraton 6 projektligje

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e sotme plenare 6 projektligje të cilat ishin në rendin e ditës.

Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar”” me 92 vota pro, 10 kundër dhe 6 abstenime.

Projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”” me 90 vota pro, 10 kundër dhe 6 abstenime.

Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10221, datë 04.02.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi” me 95 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenime.

Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të ndryshuar”” me 100 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime.

Projektligjin “Për metrologjinë” me 89 vota pro, 13 kundër dhe 6 abstenime.

Projektligjin “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të kënaqësisë, me motor me fuqi mbi 30 kv ose 40.8 kf dhe tonazh nën 150 GT”, me 84 vota pro, 14 kundër dhe 10 abstenime.