Aktualitet

Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm, cilët do të jenë përfaqësuesit

Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm, cilët do të

Kuvendi ka votuar në seancën e sotme plenare ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të përzgjedhë anëtarët e KQZ.

Me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim u miratuan komisionerët ku përfaqësues të Partisë Socialiste do të jenë  Damian Gjiknuri kryetar,  Adnor Shameti dhe Alket Hyseni.

Përfaqësues të Opozitës Parlamentare do të jenë Myslim Myurrizi dhe Edmond Stojku. Ndërkohë që Partia Demokratike do të përfaqëesohet nga Oerd Bylykbashi.

Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor. Ndërkohë kujtojmë se KQZ-së i ka mbetur edhe një muaj kohë të riformatohet për të filluar punën për zgjedhjet e 25 Prillit të 2021-it.