Aktualitet

Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer

Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen me Pfizer për vaksinën kundër Covid-19.

Tre aktet normative u miratuan me 94 vota pro 5 kundër dhe 3 abstenim.

Akti normativ 1
Akt Normativ nr. 38, datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid-19 të cilët janë të çertifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë”.

Akti normativ 2
Akt normativ nr. 1, datë 10.1.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”.

Aki normativ 3
Akt Normativ nr. 3, datë 18.01.2021 “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

Ndërkohë kujtojmë se një javë më parë vendi ynë nisi vaksinimin kundër Covid me vaksinën Pfizer pasi siguroi 975 vaksina nga një vend i BE, emri i të cilit nuk është bërë publik për të ruajtur konfidencialitetin.

Sakaq kryeminisri Edi Rama deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se sapo është firmosur marrëveshja me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza kundër Covid-19.