Aktualitet

Kuvendi miraton pa asnjë votë kundër projekt rezolutën për antisemitizmin, të pranishëm në seancë edhe ambasadorët Kim dhe Soreca

Kuvendi miraton pa asnjë votë kundër projekt rezolutën

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.

Kjo rezolutë e propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti u miratua me 111 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër.

Në seancën për diskutimin dhe votimin e projektrezolutës për anti-semitizmin kanë qenë të pranishëm në Kuvend edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Rezoluta mbështetet në përcaktimin e kësaj Aleance, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojnë Holokaustin, sipas deklaratës së Stokolmit të vitit 2000.