Kuvendi u mban një pjesë të pagës së nëntorit dhe dhjetorit 4 deputetëve të PD-së për djegien e karrigeve të parlamentit
E Martë 7 Janar 2025, 16:52
TiranaPost
Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga kaos më 30 shtator të 2024 pasi deputetët e PD-së i vendosën flakën karrigeve të tyre gjatë momentit kur kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexonte vendimin për Ervin Salianjin. Ndërkohë në lidhje me djegien e këtyre karrigeve Kuvendi raportohet se u ka mbajtur një pjesë të pagës së 4 deputetëve të PD-së.
Një pjesë e pagës u është mbajtur Flamur Nokës, Gazment Bardhit, Elda Hotit dhe Bledjon Nallbatit.
Sipas faturës, dëmet e shkaktuara janë në shumën 764 mijë lekë (të rinj). Gazment Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë. Flamur Nokës dhe Bledion Nallbatit nga 187 mijë lekë. Fatura për Elda Hotin ishte 180 mijë lekë.