Aktualitet

Kuvendi vendos Pro: Do ngrihet Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty kundër UÇK

Kuvendi vendos Pro: Do ngrihet Komisioni i Posaçëm për raportin

Me 83 deputetë që vuan pro, 10 kundër dhe 10 abstenim është miratuar kërkesa për të ngritur Komisionin e Posaçëm lidhur me raportin e Diçk Marty kundër UÇK. Kërkesa për të ngritur një komision të tillë u dorëzua nga kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, me firmën e disa deputetëve të tjerë.

Balla thotë se ky komision do të hetojë raportin e Dick Marty, pretendimet për ekzistencën e burgjeve të UÇK-së në zona të Veriut në Shqipëri të Shqipërisë dhe rolin e politikanëve shqiptarë.

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzohet se ka ndihmuar Dick Martyn duke mbledhur informacione në favor të tij dhe kundër UÇK gjatë kohës së luftës së Kosovës, kur ka patur një rol zyrtar në UNMIK.

Kryeministri Rama, që pas arrestimit të ish presidentit Hashim Thaçi dhe ish drejtuesve të lartë të UÇK-së në kohën e luftës, të cilët akuzohen nga prokuroria e Dhomave Speciale në Hagë, ka shtruar pyetje publike se pse në kohën e PD-së u votua pro këtij raporti, ndërsa shton se PS ka votuar kundër.

Më herët, para miratimit për ngritjen e Komisionit, Taulant Balla ka shpjeguar:

Disa çështje që lidhen me Shqipërinë për raportin Dick Marty, ku siç edhe ju e keni publikuar delegacioni shqiptar ka qenë i ndarë në pozicionet e veta, PD  ka votuar pro, ndërsa PS kundër. Në atë raport referohen edhe ngjarje apo vepra penale të ndodhura në Shqipëri. Pas atij momenti në Shqipëri janë bërë verifikime, qoftë nga EULEX apo institucione të tjera, por edhe nga ato hetimore shqiptare të gjitha këto është dashur që të përfshihen në një raport dhe është në dinjitetin institucional të Kuvendit të Shqipërisë që në këtë kontest të gjitha këto gjetje dhe dëshmitë që hedh poshtë dyshime, sepse prova nuk ka e nuk ka, se në Shqipëri, Kukës, Has apo Mat të ketë pasur baza të UCK që janë kryer krime sikurse pretendohet kundër njerëzimit apo luftë. Shqipëria është një shtet ligjor, që ka për detyrim t'i verifikojë. Dhe më pas i takon KE që të rivlerësoj vlerësimet për Shqipërinë, do të gjejmë instrumentin e duhur që këto çështje të qartësohen dhe askush të mos bëjë raporte për krime që gjoja ka ndodhur në Shqipëri e që ne të gjithë biem dakord që janë hipoteza për politikë, për Shqipëria ka qenë vend pritës i më shumë se 1 mln shqiptarëve të shpërngulur dhe në Shqipëri nuk kanë ndodhur krime lufte sikundër raportohet në atë raport.  Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo çdo kolegu deputet është që ky Komision i Posaçëm që ka qenë një detyrim i Shqipërisë, Basha dhe Berisha duhet të kërkojnë falje që kanë votuar atë raport, PD aq sa ka menduar nga ajo e dhjetorit, duhet të mbajë një qëndrim dhe mendoj që Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe ta bëjë  këtë!