Aktualitet

Ky është 34 vjeçari që qëlloi me breshëri plumbash drejt hotel 'Volorekës'

Ky është 34 vjeçari që qëlloi me breshëri

Një prej autorëve që qëlloi me breshëri plumbash në Hotel Voloreka në Pogradec duke terrorizuar edhe turistët është identifikuar. Mësohet se Mariglen Topuzi 34 vjeç është një prej personave , ai rezulton të jetë i dënuar më parë për shkatërrim prone me armë zjarri. Ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Tre personat e shpallur në kërkim janë Ilirjan Berberi, 52 vjeç, banues në Tiranë, Merad Berberi 34 vjeç dhe B. S., 28 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Sipas mediave grupi hetimor ka siguruar prova që janë pikërisht këta persona të përfshirë në ngjarjen që fatmirësisht nuk rezultoi me të vrarë.

Mediat tregojnë se ka qenë një sherr me pronarin e hotelit, Jetmir Muçllari dhe djalin e tij që kanë provokuar 2 atentate brenda 7 ditëve, 1 më 1 gusht dhe tjetri një ditë më parë. 

Ky është 34 vjeçari që qëlloi me breshëri