Aktualitet

Ky është 45 vjeçari që u plagos në Astir: Konflikti nisi në lokal

Ky është 45 vjeçari që u plagos në Astir: Konflikti

Personi që shihni në foto, është 45 vjeçari Spartak Beqaraj i cili u qëllua me armë në këmbë pas një konflikti të momentit me fqinjin e tij. Ai është dërguar në spital pa rrezik për jetën.

Ngjarja ndodhu në rrugën 'Teodor Keko' ndërsa konflikti ka nisur në një lokal teksa po qëndronin dy personat e përfshirë.

Nuk bëhet me dije shkaku i zënkës, por thuhet që fqinji ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar pesë herë. Njëri prej plumbave ka kapur në këmbë 45 vjeçarin.

Policia e ka identifikuar autorin me inicialet A.M 20 vjeç dhe po punon për kapjen e tij. Pas plagosjes së fqinjit, 20 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtori i Policisë në Tiranë, Rebani Jaupaj ka shkuar për të parë nga afër situatën, ndërsa zona është rrethuar me policë.