Aktualitet

Ky është prokurori që doli kundër izolimit të grupit të Avdylajve në ‘41 Bis’

Ky është prokurori që doli kundër izolimit të grupit

Dy ditë më parë, në media u publikua një dosje në lidhje me ngjarjen e 21 majit, ku grupi i njohur famëkeq i Avdylajve u përplas ashpër me policinë e burgut 313. Në dosje bëhej me dije se anëtarët e grupit kanë qëlluar me grushte dhe kanë kërcënuar policët me jetë, por gjykata anuloi vendimin që mori drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, për ti futur në ambientet e izolimit të regjimit '41 bis'.

Ky është prokurori që doli kundër izolimit të grupit

Mesohet se gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të rastit Ervin Karanxha, i cili nuk ka qenë dakord me vendimin e drejtorit të burgjeve.

Por prokurori Karaxha nuk është i panjohur. Në media u përfol gjatë muajit janar të këtij viti, pas një vendimi që kishte dhënë ndaj një polici të burgut të 313-ës, i cili tentoi që të fuste alkool në qelinë e Emiljano Shullazit.

Ai kërkoi që të pushoheshin hetimet për policing Egli Pashalli. Në vendim prokurori Karanxha argumentonte se punëonjësi i burgut nuk kishte kryer vepër penale, pasi alkooli sipas tij nuk është i dëmshëm për shëndetin. Sipas Karanxhës, nata e vitit të ri është festë tradicionale dhe duhej festuar edhe nga të burgosurit.