Aktualitet

Ky është vetëm fillimi i valës së dytë! Brataj parashikon masa të reja kufizuese

Ky është vetëm fillimi i valës së dytë! Brataj

Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ky është vetëm fillimi i valës së dytë të virusit në vend dhe është vetëm fillimi. Brataj parashikon përkeqësim të situatës dhe nevojën për aplikimin e masave të tjera shtrënguese. Dhe me këtë të fundit ai sqaron se nuk e ka fjalën për një izolim të dytë të vendit, por për masa kufizuese ashtu siç po aplikohen në vendet e tjera.

“Gjendja dhe numrat do të rriten akoma, sepse infeksioni është përhapur shumë. Siç po vepron gjithë bota, edhe Shqipëria nuk ngelet mbrapa, po diskutohen të gjitha masat kufizuese që nuk çojnë në mbyllje të plotë. Nuk e dimë ende, nuk është vendosur për masa të tjera”, tha Brataj. 

Por nga ana tjetër Bratajn tha për mediat se këto nivele infektimi ishin të pritshme:

“Në këtë periudhë ishte normale që do të kishte rritje të rasteve për shkak të hapjes së shkollave, për arsye të ftohjes së motit dhe ndryshimit të kushteve ambientale. Këto janë në favor të virusit në këto momente”.

Së fundmi numri i të prekurve me Covid është rritur bashkë me numrin e testimeve. Sot u shënuan 295 të infektuar.