Aktualitet

Ky virus është i pabesë! Kolegët flasin të përlotur për mjekun e prekur me Covid që ndërroi jetë

Ky virus është i pabesë! Kolegët flasin të

Mjeku Arjan Pushi, i prekur me Covid, ndërroi jetë sot ndërsa trajtohej tek infektivi. Kolegët e tij të pyetur nga ‘News 24’ shprehën të përlotur dhimbjen për humbjen e mjekut.

Prof. Dr. Ivanaj tha se mjeku u infektua në krye të detyrës:

“Është një humbje e madhe për ne, por veçanërisht për familjarët e tij, për bashkëshorten Norën dhe vajzën e tij Kristinën. Arjani ishte në luftë kundër virusit, ai la jetën e tij në këtë virus. Çfarë mund të bëjë më shumë një person se sa për t’i dhënë kujdes të tjerëve të infektohet? Duke dhënë kujdes për të tjerët u infektuam. Nuk është QSUT që infektoi të tjerët”.

Një tjetër koleg shprehet për të:

Ky virus është i pabesë! Kolegët flasin të

“Nuk është viktimë e pakujdesisë, ai ka përdorur maskë që në janar, ka qenë shumë i kujdesshëm. Por është një viktimë e rastësisë. U them njerëzve të mbrohen sepse virusi është i padukshëm, është i pabesë, mos takoni njeri, harrojeni edukatën, mbani distancën, mbani maska”.

Një ditë më parë në media u njoftua se një prej të intubuarve ishte mjeku i QSUT-së, i Repartit të Hematologjisë. Mjeku 57 vjeç u raportua se ishte rënduar ditët e fundit.

Lexo më shumë: