Aktualitet

Kyebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman Steinmeier vizitë në gjimnazin "Sami Frashëri"

Kyebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman Steinmeier vizitë në

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan pasditen e sotme ambientet e gjimnazit "Sami Frashëri", me rastin e 15 vjetorit të laboratorit të gjuhës gjermane. Drejtoresha e shkollës "Sami Frashëri" i dhuroi Presidentit gjerman një certifikatë mirënjohjeje për bashkëpunimin në projektin gjerman që gjimnazi ofron.

Kyebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman Steinmeier vizitë në

Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman panë nga afër ekspozitën e realizuar nga nxënësit "Shkolla në kohën e Komunizmit".

Kyebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman Steinmeier vizitë në

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier shoqërohej edhe nga përfaqësues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (Ryco) si dhe përfaqësues të GIZ Albania.