Aktualitet

Lajm i fundit/ Pfizer arrin marrëveshjen me Covax për vaksinat. A përfiton Shqipëria?

Lajm i fundit/ Pfizer arrin marrëveshjen me Covax për vaksinat. A

Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord të furnizojnë me vaksinën e tyre anti-Covid edhe Covax-n. Covax është një skemë e aksesit ndaj vaksinave nga Organizata Botërore e Shendetësisë ku disa vende janë anëtare, mes tyre edhe Shqipëria. Marëveshja pritet të shpallet sot gjatë ditës.

Detajet mbi marrëveshjen ose çmimin për dozë që Covax do të paguajë për vaksinën ende nuk bëhen me dije. Por sipas mediave ndërkombëtare, sasia nuk pritet të jetë e madhe. Dozat do jenë kryesisht të destinuara për punonjësit e kujdesit shëndetësor në vendet të cilat janë pjesë e Covax.

Zëdhënësit e OBSH-së dhe aleancës së vaksinave GAVI, që bashkëdrejton skemën Covax, aktualisht nuk kanë komentuar. Por këshilltari i lartë i OBSH-së Bruce Aylward tha ditën e hënë se skema e Covax ishte në diskutime shumë të hollësishme me Pfizer, e cila tashmë ka krijuar miliona doza për disa kombe të pasura dhe pritet të jetë në gjendje të përfshijë vaksinën edhe në skemën e Covax së shpejti.

Skema Covax ku bën pjesë edhe Shqipëria, është ngritur për shpërndarjen e vaksinave Covid-19 në vendet me të ardhura të varfra dhe të mesme, sipas planit me nisjen e procesit në muajin shkurt.

Ukraina e cila është gjithashtu pjesë e Covax ka thënë se pret të marrë gjysmën e dozave, rreth 210 mijë të vaksinave nga Moderna, Pfizer ose Astra Zeneca përmes skemës. 

Sipas Covax, ambicia është të jepen më shumë se 2 miliardë doza të vaksinës në gjithë botën brenda vitit, prej të cilave rreth 1.8 miliardë doza në 92 vende të varfëra, duke mbuluar rreth 27 përqind të popullsisë së tyre.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha mbrëmë në emisionin e Opinion se Shqipëria si pjesë e Covax ka parapaguar 4 milionë euro për vaksinat: 

‘Kemi parapaguar me 4 milionë euro me Covax. Sigurimi i dozës fillon në shkurt pastaj në mars e muajt të tjerë me Covax. Jemi ne negociata me Astra Zeneca. Dhe jemi edhe në negociata për Moderna-n. Ne deri më tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë. Është kontraktuale’.

*Tiranapost.al.