Aktualitet

Lajm i mirë nga Infektivi: Shërohen 10 pacientë me Covid-19

Lajm i mirë nga Infektivi: Shërohen 10 pacientë me Covid-19

Pavarësisht rritjes së numrit me të infektuar në vend, ku vetëm sot u regjistruan 19 raste të reja, duke çuar totalin në 123, ka një lajm të mirë.

10 Pacientë me koronavirus janë shëruar. Mes tyre janë ata të shtruar dhe të vetizoluar të cilët pas dy analizave të kryera kanë rezultuar negativë.

Megjithatë, ministria e Shëndetit ka bërë me dije se ata do duhet të qëndrojnë të karantinuar në shtëpi për 14 ditë të tjera.