Aktualitet

Lajm i mirë për nxënësit! Epidemiologu sqaron pse nuk duhen mbajtur më shkollat mbyllur nga Covid

Lajm i mirë për nxënësit! Epidemiologu sqaron pse nuk duhen

Në Shqipëri nuk është marrë ende asnjë vendim për shkollat, ndërkohë që shumë vende vendosën për hapjen e tyre që dy muaj pas shpalljes së pandemisë. Raste të tilla janë Danimarka apo Australia. Kjo e fundit merret si rast edhe nga epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, i cili ka publikuar në Facebook një studim të bërë në shkollat australiane, ku thuhet se transmetimi i virusit në shkolla ka qenë i kufizuar deri më sot.

Lajm i mirë për nxënësit! Epidemiologu sqaron pse nuk duhen

Sipas mjekut, të dhënat tregojnë se, transmetimi në institucionet arsimore mund të qëndrojë i kufizuar, nëse rritet ndërgjegjësimi komunitar, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi!

Në shtetin Neë South Ëales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se transmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye:

Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.

Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat!

Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSË-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.

6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.

521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.

319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).

44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).

ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!

ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS:

U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.

Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.

Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.

Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.

Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:

rritet ndërgjegjësimi komunitar,

implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,

qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!".

Lajm i mirë për nxënësit! Epidemiologu sqaron pse nuk duhenLajm i mirë për nxënësit! Epidemiologu sqaron pse nuk duhenLajm i mirë për nxënësit! Epidemiologu sqaron pse nuk duhen