Aktualitet

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave në 2020-n për Shqipërinë. Shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit turpërojnë komunat që i ndërtuan

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura:

Nesër nisin ngricat, ja si do jetë moti në javën e parë të dhjetorit

Meteorologia Adiola Bani bëri me dije se e marta do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, që mund të ulen edhe deri me 4 gradë:Dita e martë do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, por shumë të ftohtë pasi do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave, deri në 4 gradë Celsius. Në zonat malore vlerat e temperaturave do të shkojnë në -5 apo -6 gradë Celsius. Edhe Tirana do të jetë e ftohtë. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Merkel e bën zyrtare: Në 2020-n nuk premtoj hapje të negociatave për Shqipërinë

Për Shqipërinë këtë vit nuk ka dritë jeshile për integrimin në BE. Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi vetëm që shpreson të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut këtë vit. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit turpërojnë komunat që i ndërtuan. Rrjeti shpërthen në akuza për vjedhje fondesh. Vjen reagimi i parë

Shtatorja e Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren mund të dërgohen për rimodelim. Pas përurimit të tyre më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, nisën kritikat në rrjetet sociale apo në media për mënyrën se si u paraqitën. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, reagoi për herë të parë për shtatoret përmes një postimi në Facebook, ku fillimisht vlerësoi kritikat, “është më mirë kritika për shkak të dashurisë, se sa heshtja për shkak të moskokëçarjes”. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Festat e fundvitit, Komisioni Europian do të kërkojë vendosjen e  shtetrrethimit gjatë natës

Komisioni Evropian pritet të publikojë të mërkurën udhëzimet e fundit, me qëllim për të shmangur një valë të tretë infektimesh me Covid-19, pas festave të Fundvitit. Në strategjinë e titulluar “Qëndroni të sigurt”, ka rekomandime për qeveritë se si duhet menaxhuar festa e krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve, në një situatë aspak të zakontë. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Mbyll dyert “15-katëshi” në Tiranë, 100 persona mbeten të papunë

“Hotel Tirana International”, i njohur si 15-katëshi, mbylli së fundmi përkohësisht dyert e aktivitetit pas 41 vitesh punë, për shkak të krizës që krijoi pandemia Covid -19. Burimet nga stafi i menaxhimit bënë të ditur se nga tërmeti i vitit të shkuar e deri më tani, hoteli u mbajt i hapur nën humbje të mëdha. Kostot e larta fikse për pagesat e punonjësve dhe mirëmbajtjen e godinës e bënë të pamundur vijimësinë. Hoteli, i cili është në funksion që nga viti 1979 do të ndalë aktivitetin deri në përmirësimin e situatës pandemike, dukë lënë pas 100 persona të papunë. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Ilaçi që është përdorur për Covid mund të shkaktojë probleme psikike!

Klorokina dhe hidroksiklorokina, është një nga ilaçet e përdorura, bazuar në protokollet për të trajtuar Covid, tek pacientët e sëmurë rëndë. Por tashmë një studim ka dalë në përfundimin se këto ilaçe mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.(Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Moderna bën kërkesë për miratim urgjent të vaksinës në SHBA dhe Evropë

Kompania Moderna ka depozituar sot kërkesën që vaksina e koronavirusit të miratohet nga institucionet shëndetësore amerikane dhe europiane për përdorim emergjent dhe në shkallë të gjerë. Aktualisht provat e vaksinës së Moderina, njohur në gjuhën shkencore si vaksina mARN po analizohen dhe pritet të vendoset nëse është i sigurt dhe efektiv për të miratuar prodhimin në masë dhe shpërndarjen. Deri më tani studimi ka treguar se vaksina është më shumë se 94% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundja e Covid-19. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Flet psikologia Denata Toçe: Pse po vetëvriten burrat me Covid dhe arsyeja pse duhen lejuar takimet me familjarët

Është vetëflijuar mesnatën e kaluar një 60-vjeçar, i katërti rast tek Shefqet Ndroqi dhe i pesti duke përfshirë edhe rastin tek Spitali Infektiv. Të gjithë burra! A ka një lidhje mes gjinisë dhe përballimit të rëndë të Covid-it veçanti dhe sëmundjeve në përgjithësi? Çfarë ndikon në rëndesën psikologjike të pacientëve dhe ç`duhet bërë për të shmangur aktin fatal? Tiranapost kontaktoi me psikologen Denata Toçe. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Sociologu Gëzim Tushi duke folur për ngjarjen e fundit, tha se tha se Shqipëria ka psikologë dhe shumë të zotë, por kërkoi një angazhim më të madh të tyre ndaj pacientëve me Covid: Gjithë këta psikologë të angazhohen, për çfarë janë për të zgjidhur problemet e divorcit, erotizmit, jemi në situatë lufe dhe ata duhet të japin maksimumin e tyre, shkencat humane merren me shpirtin, shkencat mjekësore merren me trupin. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Joe Biden ka emëruar vetëm gra në ekipin e tij të komunikimit

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka emëruar vetëm gra në ekipin e tij të komunikimit, duke përfshirë këtu emërimin e demokrates, Jen Psaki si sekretaren për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

Festoi ditëlindjen me shumë të ftuar, Rita Ora kërkon falje publike: Bëra një gabim të pafalshëm

Rita Ora festoi 30-vjetorin dhe në rrjete sociale tregoi se nuk kishte bërë ndonjë organizim kushedi se çfarë. Ishin disa foto paparacësh, publikuar nga The Sun që tregon për një festë më të madhe, jo në ambientet e shtëpisë dhe me shumë miq. (Lexo këtu)

Nesër nisin ngricat. Merkel nuk premton çelje të negociatave

*Tiranapost.al.