Aktualitet

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat në Shqipëri nuk do mbyllen të paktën jo sipas skenarit të tanishëm. Qeveria merr mesazhe për Kodin Zgjedhor nesër: prisni Venecian!

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat

-Franca në izolim kombëtar nga e premtja!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar një bllokim të dytë kombëtar. Ky vendim do të thotë se nuk lejohet asnjë udhëtim brenda shteteve dhe rajoneve franceze. Qytetarët do të dalin nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore. Gjithashtu, bizneset të tilla si restorantet dhe baret do të mbyllen.(Lexo këtu).

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat

-Edhe Gjermania do karantinohet nga 2 nëntori për një muaj!

Gjermania do t’i kthehet karantinës dhe masave kufizuese nga 2 nëntori. Vendimi u mor sot pas një mbledhje të kancelares gjermane Angela Merkel, me liderët e 16 landeve. Iizolimi do të zbatohet deri në fund të muajit dhe pas dy javësh, qeveritë federale dhe shtetërore duan që të vlerësojnë efektivitetin e masave. Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro. Cilat janë masat? (Lexo këtu).

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat

-Shkollat në Shqipëri nuk do të mbyllen! 'Është versioni i fundit në ditën më të keqe'

Burime për ‘Tiranapost’ nga Ministria e Shëndetësisë thonë se, “deri më tani nuk kemi asnjë problematikë me shkollat. Fëmijët në shtëpi janë hapi i fundit në ditën më të keqe. Do të bëhet gjithçka për të mos mbyllur shkollat dhe në përgjithësi për të mos u mbyllur. (Lexo këtu)

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat

-Kodi Zgjedhor/ Europarlamentari McAllister mesazh në Twitter: Jam shumë i shqetësuar që do e kaloni për votim pa pritur opinionin e Venecias

David McAllister është i njohur për shqiptarët në 2017-ën gjatë fushatës së zgjedhjeve ku siç ndonjëri e kujton paketën që mori mbiemrin e tij 'McAllister'. Përfaqësuesi i partisë së Merkel në Parlamentin Europian ka postuar një status në Twitter ku pas Eurokomisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, thotë të njëjtën gjë- Kodi Zgjedhor në Shqipëri s’duhet të kalojë me nxitim në parlament, por të pritet opinioni i Komisionit të Venecias. (Lexo këtu)

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat

-Eksperti tregon çfarë do të bëjë Shqipëria kur të dalë vaksina

Sipas ekspertit të Komitetit të Vaksinës, Eduart Kakariqi, ka shpresa që vaksina të jetë gati në fund të këtij viti. Në një videomesazh ai thotë se, kur ajo të jetë gati dhe në treg vendi ynë do të furnizohet në një masë të caktuar dozash si fillim për 30% të popullatës për grupet e riskuara. (Lexo këtu)

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat

-Mbahet forumi i parë ballkanik kundër Anti-semitizmit.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, u shpreh se Shqipëria do ta shndërrojë luftën kundër antisemitizmit në çështje të të gjithë Ballkanit. (Lexo këtu)

Kryeministri Edi Rama tregoi dy kërcënimet më të mëdha të së tashmes: relativizmi në raport me atë çka u ndodh hebrenjve dhe veprimtaria në rrjetet sociale. (Lexo këtu)

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo e cilësoi Shqipërinë si mik i madh i SHBA dhe vlerësoi popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve. (Lexo këtu)

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat

 

 

-Fituat 700 mijë dollarë! Nëse i je përgjigjur kësaj SMS-je në WhatsApp njofto menjëherë policinë

Një mesazh po qarkullon në WhatsApp në Shqipëri dhe duhet të bëni kujdes pasi është një mashtrim për të marrë të dhëna personale dhe për të hakuar llogaritë bankare. Njoftimi është bërë nga Policia e Shtetit. (Lexo këtu)

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat

-Agron Llakaj rrëfen shërimin nga Covid pas 20 ditësh me bashkëshorten dhe në fund; dy fjalë për të gjithë

Argon Llakaj ka fituar betejën me Covid pas 20 ditësh qëkur u infektua bashkë me bashkëshorten e saj Kostandina. Në postimin e gjatë në Instagram ku ka zgjedhur dhe një foto domethënëse me zemër, moderatori dhe humoristi i dashur për shqiptarët tregon për vajzën Alkida që u ka qëndruar prindërve pranë deri në momentin e shërimit. Agron Llakaj dhe bashkëshorja e tij tashmë janë negativizuar. Moderatori në fund shkruan dy fjalë: Për të gjithë! (Lexo këtu)

Franca dhe Gjermania të parat që mbyllen nga pandemia! Shkollat