Aktualitet

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i trishtë i viktimave me Covid. Dalin pamjet nga brenda kampit të Ferrit Al-Hol. Charlie Hebdo provokon Erdogan

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

Paralajmërimi se mësimi së shpejti do të bëhet online

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Shkollat po përgatiten që mësimi të bëhet online, ndërsa dje u njoftua më për mbylljen e shkollës së parë në vend. Shkolla në fshatin Blerimaj në Kavajë u mbyll dhe mësimi do të vazhdojë online pasi 12 mësuesit e saj janë izoluar, një pjesë si raste pozitive dhe të tjerë të dyshuar. Ndërsa mbyllja e pjesshme e klasave për shkak të virusit, është bërë e zakonshme veçanërisht në Tiranë.(Lexo këtu)

Ndërkohë sot e ftuar në Komisionin e Edukimit në seancën e parë dëgjimore si ministre e arsimit, Evis Kushi, tha se është gati skenari për mësimin në distancë.

Numri më i lartë i viktimave me Covid sot

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Ditën e sotme është shënuar një rekord i trishtë për shkak se 7 qytetarë me Covid kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, numri më i lartë i raportuar që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri.(Lexo këtu)

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa raste të reja janë konfirmuar 284.

Dalin pamjet nga brenda kampit të Ferrit Al-Hol

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Pamje brenda kampit Al-Hol janë publikuar sot në momentet e operacionit të ‘Gjysmëhënës së Kuqe’ siriane, ku i pranishëm ishte edhe konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe agjentë të anti-Terrorit.(Lexo këtu)

Në video shfaqen agjentë të maskuar dhe me armë në duar, ndërsa janë shpërndarë nëpër kamp dhe po kryejnë kërkime për të gjetur fëmijët shqiptarë. Mësohet se operacioni në fjalë u zhvillua teksa trupat kurde ndërronin turnin.

Rama-Varhelyit: Nuk presim Venecian

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Pasi komisioneri europian Oliver Varhelyi i bëri thirrje qeverisë që të presë për opinionin e Komisionit të Venecias para se ta rivotojë Kodin Zgjedhor, kryeministri Rama u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për shkak të mungesës së kohës.(Lexo këtu)

Nga aeroporti i Rinasi në një deklaratë për gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se Venecia është e mirëpritur të sjellë opinionin e vet, i cili do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe do mbështetet për të adresuar çdo çështje që mund të dalë përtej 25 prillit.

Holanda vendos për negoiciatat javën tjetër

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Një delegacion nga Parlamenti shqiptar do të zhvillojë sot një takim virtual me përfaqësues nga Parlamenti holandez lidhur me çështjen e integrimit.(Lexo këtu)

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada holandeze në Tiranë, e cila njofton se ky takim i paraprinë debatit që do të mbahet në Parlamentin e Holandës më 3 nëntor, lidhur me përgjigjen përfundimtare që do të jepet për integrimin e vendit tonë në Këshillin Europian.

Shkenctarja ruse gjendet e vrarë në shtëpi

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Një lajm që duket sikur është shkëputur nga filmat horror është shënuar në Rusi, ku një shkencëtare u gjet e vrarë në banesën e saj e zhveshur me gishtin e madh të saj të copëtuar nga vrasësi, i cili besohet ta ketë përdorur për patur akses në telefonin e saj. (Lexo këtu)

Biokimistja Ekaterina Antontseva, 34 vjeçe, mendohet të jetë mbytur, sipas burimeve të mediave vendase.

Epidemiologu Alimehmeti: Fikni kanalet italiane

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Në një postim të dy ditëve më parë, epidemiologu Ilir Alimehmeti publikoi një studim ku e konsideronte vendosjen me mbyllje të kufijve nga Italia si një vendim kryesisht politik, kjo për shkak se gjetjet kishin zbuluar se të infektuarit në Itali ishin më shumë autoktonë.(Lexo këtu)

Ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, epidemiologu nxjerr sërish disa të dhëna, dhe në fund këshillon një masë për të mbrojtur shëndetin mendor: Fikni televiziorët, sidomos kanalet italiane.

Paralajmërimi i BE: Vaksina nuk do mjaftojë për gjithë Europën

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

“Vetëm një pjesë e popullsisë së Bashkimit Evropian do të mund të vaksinohet kundër koronavirusit të ri para vitit 2022, nëse një vaksinë efektive do të vihet në dispozicion”.

Kështu janë shprehur zyrtarët e BE në një takim, ndërsa qeveritë mbeten të ndara në planet e vaksinimit.(Lexo këtu)

Paralajmërimi vjen përkundër faktit se blloku prej 27 vendesh, me një popullsi prej 450 milionë banorësh, ka siguruar më shumë se 1 miliard doza të vaksinave potenciale COVID-19 nga tre prodhues të ilaçeve. Ndërkohë është duke u negociuar rezervimi i një miliardë shisheve të tjera me kompani të tjera.

Charlie Hebdo nxjerr karikaturë të Erdogan pas tensioneve me Macron

Lajmet e ditës! Paralajmërimi për mësimin online. Rekord i

Me shumë gjasë do provokojë zemërimin akoma më shumë të presidentit turk Erdogan kjo karikaturë e dalë sot nga revista satirike franceze Charlie Hebdo, në zyrat e të cilës janë kryer një sërë sulmesh terroriste.(Lexo këtu)

Revista ka postuar në faqen në Twitter karikaturën ku shkruhet: “dans le prive, il est tres drole” e cila përkthehet në shqip: “ Privatisht ai është shumë gazmor”.