Aktualitet

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i përgjigjet Metës, nesër bllokohet Sheshi Shqiponja, Europa fillon izolimin

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura.

Shkencëtari britanik paralajmëron para Krishtlindjeve: Gabimi i një vendimi politik që mund të çojë në fatalitet.

Epidemiologu britanik Neil Ferguson, i cili mbështeti izolimin gjatë shpërthimit të pandemisë, thotë se nëse lehtësohen apo jo masat e koronavirusit në sezonin festiv, do të jetë një çështje e gjykimit politik, por ky vendim për festë si më parë do të sillte një rrezik: Ai është kundër festimit të Krishtindjeve me bashkim familjesh apo miqsh: Rrezikojmë fatalitet! (Lexo këtu)

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i

Përplasja Bollino-Meta pas investigimit për nënshtetësitë. Gazetari i përgjigjet presidentit. Reagojnë Veliaj dhe kryeministri Rama.

Gjithçka ka nisur pas investigimit të shqiptarja.com për dhënien e nënshtetësive nga Presidenti. Meta përmes zëvendësit të tij Blushit sulmoi Bollinon dhe familjen e tij duke i drejtuar Bollinos 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore. 

Alba Malltezi iu përgjigj presidentit me foto nga natyra. (Lexo këtu)

Kryeministri Rama i komentoi sulmet e Metës përmes Blushit si një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit! (Lexo këtu)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e komentoi përplasjen kështu: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave.  (Lexo këtu)

Gazetari dhe pronari i mediave Report Tv dhe Shqiptarja.com vendosi tu përgjigjet 10 pyetjeve,  ndërsa për presidentin thotë se Meta vazhdon të refuzojë të sqarojë çështjen e nënshtetësive: 'Një president që ngatërron një vrasës fëmijësh me një intelektual nuk e meriton atë detyrë'. (Lexo këtu)

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i

Nga nesër nuk kalohet më nga ish-Sheshi Shqiponja: Njoftimi me rëndësi për shoferët që hyjnë ose dalin nga Tirana

Qarkullimi i automjeteve në ish Sheshin Shqiponja do të devijohet. Kjo për shkak të punimeve që po kryehen në Lotin 3. Punimet do të zgjasin 3-4 muaj deri në përfundim të Unazës së Madhe. Nga duhet të kalojnë shoferët që hyjnë e dalin nga Tirana? (Lexo këtu). 

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i

Europa filloi izolimin. Pas Francës, Italisë, Spanjës, çfarë do të ndodhë në Shqipëri?

Vala e dytë ka trokitur në gjithë Europën dhe çdo qeveri ka marrë masat anti-Covid. Në Shqipëri ka pasur raste ku vazhdon jeta e natës, madje përfaqësues të opozitës politike bëjnë thirrje edhe për mosmbajtje të maskës. Shifrat rriten, vdekshmëria gjithashtu. Ç`do të ndodhë në vazhdim? (Lexo këtu)

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i

Doktor Fauci paralajmëron vaksinën në fundvit por masat kanë një tjetër afat

'Vaksina nuk do të zëvendësonte nevojën për masa të shëndetit publik, këto masa mbrojnë njerëzit nga koronavirusi për një kohë të konsiderueshme', thotë doktor Fauci. (Lexo këtu)

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i

Fenomeni i çuditshëm që ndodhi në Gjirin e Lalzit

Një fenomen i çuditshëm është shfaqur paraditen e sotme në detin e Gjirit të Lalzit duke shkaktuar frikë por dhe kuriozitet.Një vorbull e madhe ajri u krijua, në dukje si një tornado i frikshëm. (Lexo këtu)

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i

Sondazhi i OKB: Shqiptarët më pesimistë se bota, 46% presin që 2045-sa të jetë më keq se sot

Pyetjes “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq. (Lexo këtu)

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i

Aktorja e 'Emily in Paris': Si e luftova kancerin kur isha e vogël

Ylli i “Emily In Paris” Ashley Park, që luan rolin e Mindy-t ka treguar se se luftoi kancerin në adoleshencë. Ashley u diagnostikua me leuçemi kur ishte 15 vjeç dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta trajtuar atë. (Lexo këtu)

Lajmet e ditës! Krishtlindje pa bashkim familjesh, Carlo Bollino i