Aktualitet

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh. Veton Surroi reagon për heqjen e titullit ‘Nderi i Kukësit’. Rëndohet sërish bilanci i Covid. Nisi sot vaksinimi kundër gripit i edukatoreve e mësuesve

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

 

28 nëntori në Vlorë pa qytetarë në shesh

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Në Tiranë por edhe në Vlorë, pavarësisht zbukurimeve, dita e Flamurit edhe këtë vit do të jetë ndryshe: Pa grumbullime, pa festë në sheshe!(Lexo këtu)

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk do të lejohen grumbullimet. Megjithatë, në sheshin historik të Vlorës ceremonia do të mbahet. Kryebashkiaku Dritan Leli ka treguar se ceremonia pa grumbullime njerëzish do të mbahet me krerët e politikës, nga presidenti tek kryeministri. Leli thotë se do jetë një ceremoni e thjeshtë, ku do të vendosen kurorat në varrin e Ismail Qemalit.

Për vitin e dytë radhazi edhe në Tiranë, qytetarët nuk mund të festojnë si vitet e tjera festat e Nëntorit, ndërsa një vit më parë arsyeja lidhej me tërmetin tragjik, këtë vit shkak është pandemia.(Lexo këtu)

Për këtë arsye, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur që t’i uroj bashkëqytetarët e Tiranës përmes një letre shoqëruar edhe me një flamur, në pamundësi për t’i ftuar në sheshin “Skënderbej”.

 

Veton Surroi reagon për heqjen e titullit ‘Nderi i Kukësit’

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Pas vendimit të Këshillit të Qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Nder i Qarkut”, ka reaguar publicisti Veton Surroi.(Lexo këtu)

Në një intervistë për "Euroneës" Surroi deklaroi se vendimi i ngjason gjyqeve politike duke kujtuar se gjykime të tilla në këtë qark kanë pasur dhe pasoja të hidhura, por që për fatin e tij të mirë tashmë nuk jetojmë më në atë sistem totalitar pasi pasojat do të diheshin.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë vendim një absurd.(Lexo këtu)

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi heqjen e titullit 'Qytetar Nderi' për Veton Surroin nga Këshilli i qarkut Kukës si një lajthitje kolektive, ka ardhur edhe reagimi i kreut të kësaj bashkie.

Përmes një postimi në “Facebook”, Safet Gjici kërkon ndjesë për vendimin, të cilin e quan të nxituar dhe të pamenduar gjatë.(Lexo këtu)

 

Rëndohet sërish bilanci i Covid

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

18 humbje jete dhe 645 raste të reja pozitive me Covid-19, ky është bilanci i 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Bëhet me dije po ashtu se janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.(Lexo këtu)

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

 

Nisi sot vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe mësuesve

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Nisi sot programi i vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin.(Lexo këtu)

“U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha ministrja Manastirliu, gjatë një takimi në kopshtin 36 në Tiranë.

 

Doktoreshë Fico: Nuk do ngurrojmë të marrim masa të tjera kufizimi anti- Covid!

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të ngurrojë të marrë masa të tjera kufizimi nëse situata me koronavirusin rëndohet.(Lexo këtu)

Në një intervistë Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve, teksa u bën apel të prekurve me Covid që të mos rezistojnë duke mos kërkuar asistencë mjekësore. Nëse do ketë plan masash të reja për fundvitin ende nuk ka një vendim, ndërsa deri më tani është mësuar vetëm se si do të vijojë mësimi nga 1 dhjetori.

 

Shqiptari Dritan Abazoviç propozohet zv.kryeministër i Malit të Zi

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Shqiptari Dritan Abazoviç është propozuar të bëhet zv.kryeministër i Malit të Zi. Kryeministri i caktuar, Zdravko Krivokapiç, prezantoi sot kabinetin qeveritar, ndërsa u shpreh: "Vendosa të kem një nënkryetar dhe ai nënkryetar është Dritan Abazoviç".(Lexo këtu)

Ai u shpreh se negociatori kryesor i BE-në do të emërohet rreth 15 dhjetorit, ndërsa një nga emrat që përflitet se do të marrë këtë post mund të jetë aktivistja civile Jovana Maroviç.

 

Vaksina në SHBA pritet të shpërndahet me 12 dhjetor

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Në SHBA po fillojnë përgatitjet për adminsitrinin e vaksinave të para të imunizimit ndaj Covid-19 pasi pritet që të sigurohet në më pak se tre javë, sapo FDA të japë aprovimin për vaksinën Pfizer ose Moderna.(Lexo këtu)

Mësohet se vaksinat e para do shpërndahen në Texas, shtetin e dytë më të populluar në Amerikë. Kjo për shkak se ka regjistruar më shumë të infektuar se çdo shtet tjetër me afërsht 1.2 milion dhe vendin e dytë pas Neë Yorkut për nga viktimat.

 

Donald Trump ka vetëm një kusht për të lënë Shtëpinë e Bardhë

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Në një konferencë për shtyp është pyetur nëse do ta lërë Shtëpinë e Bardhë dhe Trump u përgjigj: “Sigurisht që do ta bëj, ju e dini mirë këtë. Do ta bëj nëse Kolegji Elektoral voton për Biden”, tha Trump.(Lexo këtu)

Biden fitoi zgjedhjet presidenciale me 306 vota elektorale, më shumë se 270 që i duheshin për t`u shpallur fitues. Trump i akuzoi votimet si të pandershme dhe e ka lënë në dorë të votimit të Kolegjit Zgjedhor që do mbahet në 14 dhjetor.

 

Qëllohet për vdekje shkencëtari iranian i armëve bërthamore

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Një shkencëtar iranian i armëve bërthamore është qëlluar për vdekje pranë Teheranit.(Lexo këtu)

Mohsen Fakhrizadeh i është bërë pritë në qytetin Absard, 70 km në lindje të Teheranit. Katër persona kanë hapur zjarr dhe dëshmitarë të shumtë kanë dëgjuar shpërthimin.

Fakhrizadeh ka qenë i shoqëruar nga truproja i tij, i cili ka mbetur i plagosur.

 

Shkencëtarët kinezë: Virusi e ka origjinën në Indi

28 nëntori në Vlorë e Tiranë pa qytetarë në shesh.

Shkencëtarët kinezë pretendojnë se koronavirusi e ka origjinën në Indi. Sipas tyre virusi është shfaqur në Indi që në verën e vitit 2019, dhe ka kaluar nga kafshët tek njerëzit përmes ujit të ndotur, para se të shkonte dhe të përhapej në Wuhan.(Lexo këtu)

Për këtë, kanë reaguar edhe shkencëtarë perëndimorë të cilët thonë se ky është një pretendim shumë i rëndësishëm, por pa parë faktet dhe studimin e plotë duhet të trajtohet me skepticizëm.

Nuk është hera e parë që Kina e largon përgjegjësinë dhe e drejton gishtin diku tjetër. Në fillim u tha se Italia dhe Amerika mund të jenë vendet e origjinës së virusit, por pa asnjë provë.