Aktualitet

Lajmet e mira duhet të njihen nga të gjithë! Brataj publikon një pjesë studimi për koronavirusin

Lajmet e mira duhet të njihen nga të gjithë! Brataj publikon
Kopertina e Jama me heronjtë e pandemisë

Kreu i Urgjencës Kombetare, Skënder Brataj ka shpërndarë në rrjetet sociale një studim lidhur me situatën e pandemisë dhe lajmet janë të mira. Studimi nga The Journal of the American Medical Association, ka zbuluar se Italia ka të njëjtët numra me persona pozitivë të infektuar si në fillim të muajit maj. Por numri i viktimave ka qënë më i lartë.

Kjo sipas studimit tregon se Covid po vret më pak njerëz se në muaj të parë të pandemisë, dhe kjo jo vetëm në Itali, pavarësisht se mungojnë terapi që janë 100% efektive.

Brataj shkruan se këto të dhëna përgjithësisht përkojnë edhe me vendin tonë, ku pavarësisht numrit të të infektuarve, numri i vikrimave nuk është i lartë.

Dje pati një tjetër lajm pozitiv, pasi nuk u shënua asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

Lajmet e mira duhet të njihen nga të gjithë! Brataj publikon

Më poshtë keni pjesë nga studimi që ka publikuar Brataj, ku shkruan se lajmet e mira duhet të shpërndarhen dhe të njihen nga të gjithë:

LAJMET E MIRA DUHET TË SHPËRNDAHEN DHE TË NJIHEN NGA TË GJITHË!

Pacientët mjekohen më shpejt dhe më mirë.

“SOT MË PAK NJERËZ VDESIN NGA KORONAVIRUSI”

Studimet e fundit tregojnë sot se Italia ka të njëjtat numra me persona pozitive të infektuar si në fillim të muajit maj. Atëher vdekjet kalonin dyqind në ditë. Numrat e javës midis 14 dhe 20 Shtatorit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë treguan për një rekord të infeksioneve në botë me mbi dy milion për gjithë javën të infektuar.
Numri i humbjeve të jetës,duke e krahasuar me shtatë ditët e mëparshme, pra me javën e kaluar kanë rënë me 10%. E dhënë shumë e rëndësishme në këtë moment të pandemisë. Covid-19 vret më pak se muajt e parë të pandemisë, dhe jo vetëm në Itali, pavarësisht mungesës së terapive me të vërtetë efektive.

Këto të dhëna përgjithësisht përkojnë edhe me vendin tonë.

The Journal of the American Medical Association – JAMA
Kopertina e Jama me heronjtë e pandemisë