Largohet nga detyra Drejtoresha e QSUT, Albana Fico
E Hënë 25 Mars 2024, 10:35
TiranaPost
Është larguar nga detyra drejtuesja e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Albana Fico e drejtonte QSUT prej 2 dhjetorit të 2021-shit.
Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.
Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Albana Ficos nga ky post, e as se kush do ta zëvëndësojë.