Aktualitet

Lajmi i portalit kosovar thjesht një mashtrim i radhës. Kushdo që qëndron pas tij i uroj suksese në jetë

Lajmi i portalit kosovar thjesht një mashtrim i radhës. Kushdo që

Një portal kosovar jo shumë i njohur, ‘Gazeta Metro’ ka publikuar një shkrim ku thotë se Vjosa Osmani po bën përpjekje për t’i dhënë nënshtetësinë Ditmir Bushatit me qëllim kapërcimin e ish ministrit shqiptar në lëvizjen VV.

Lajmi i portalit kosovar thjesht një mashtrim i radhës. Kushdo që

Ish ministri i Jashtëm Bushati ka reaguar me qetësi dhe ironi duke thënë dy fjali:

“Lajmi” i botuar në një portal në #Kosovë është thjesht mashtrimi i radhës. Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë! #fakenews“.

Lajmi i portalit kosovar thjesht një mashtrim i radhës. Kushdo që

Nuk është hera e parë që në media qarkullojnë lajme për një kalim të ish ministrit tek VV. Jo më larg se të hënën në Real Story të Sokol Ballës, kur edhe ky i fundit e pyeti për VV, u shpreh se nuk e lidh asgjë me VV. Ai ishte kritik për oligarkët dhe penetrimin e tyre si përfitues të ligjeve nga parlamenti dhe tha se karriera e tij mbetet në PS.

Albin Kurti më herët ka shfaqur vlerësime për Bushatin por nuk ka folur për bashkëpunime.

*Tiranapost.al.