Aktualitet

Lajmi për hapjen e kufirit tokësor grek me Shqipërinë nga 1 korriku s'është i vërtetë: Ambasada sqaron

Lajmi për hapjen e kufirit tokësor grek me Shqipërinë nga 1

Në një kohë kur qytetarët janë të paqartë për hapjen e kufijve, mediat publikuan një lajm ku thuhej se nga 1 korriku do të hapeshin kufijtë tokësorë dhe qytetarët shqiptarë mund të udhetonin me makinë. Por ky lajm është i pavërtetë. Jo vetëm kufijtë tokësorë, por edhe ato detarë dhe hekurudhorë do jenë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Lajmin sqarues e bën me dije përmes një njoftimi zyrtar Ambasada Greke në Shqipëri, që thotë se janë vetëm disa kategori që mund të lëvizin në rrugë tokësore.

Njoftimin e plotë e gjeni si më poshtë;

Njoftim - Ανακοίνωση
Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β' 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.
Përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.
Ky rregjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë.

Për qytetarët grekë që ndodhen në Shqipëri: 

Σύμφωνα με τις ευρωπαϊκές οδηγίες για το άνοιγμα των συνόρων της ΕΕ και τις σχετικές εφαρμοστικές αποφάσεις της Ελλάδας (ΦΕΚ Β' 2283 / 14.06.2020), ως προς τα ταξίδια από την Αλβανία προς την Ελλάδα προβλέπεται η δυνατότητα πραγματοποίησης πτήσεων προς το αεροδρόμιο Ελευθέριος Βενιζέλος της Αθήνας. Δεν επιτρέπεται η είσοδος προσώπων από την Αλβανία στην Ελλάδα δια θαλάσσιων, σιδηροδρομικών και οδικών συνδέσεων.
Εξαιρούνται: α) Έλληνες πολίτες, κάτοχοι Ειδικού Δελτίου Ταυτότητος Ομογενούς, κάτοχοι άδειας παραμονής, καθώς και πρόσωπα που έχουν την κυρία κατοικία τους ή τη συνήθη διαμονή τους στην Ελλάδα, β) η διέλευση φορτηγών οχημάτων για τη μεταφορά εμπορευμάτων, γ) η μεταφορά εμπορευμάτων με πλοία, δ) η είσοδος προσώπων, μέσω των χερσαίων συνόρων, για απολύτως αναγκαίες επαγγελματικές μετακινήσεις που αποδεικνύονται με τα κατάλληλα έγγραφα.
Το καθεστώς αυτό αναμένεται ότι θα εξακολουθήσει να ισχύει και μετά την 1η Ιουλίου. Η Πρεσβεία της Ελλάδας στα Τίρανα θα ενημερώσει άμεσα με ανακοίνωσή της για κάθε αλλαγή που τυχόν προκύψει.#Greece #Greqia