Aktualitet

Veliaj i përgjigjet prindit të shqetësuar: Ok u mbyllën kopshtet, po kush do t’i mbajë tani fëmijët se jemi të punësuar?

Veliaj i përgjigjet prindit të shqetësuar: Ok u mbyllën

Pasi qeveria vendosi mbylljen e kopshteve dhe çerdheve (bashkë me shkollat e universitetet) për 2 javë, një nga shqetësimet e shumë prindërve që kanë fëmijë të vegjël është se ku do t’i lënë. Pyetjes se kush do t’i mbajë fëmijët kur nëna dhe babai është i punësuar, kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj një prej komentuesve në Instagram.

Komenti: “O lali ok u mbyllën kopshtet çerdhet, po kush do t’i mbajë tani fëmijët e vegjël sepse jemi të punësuar?”.

Përgjigjja e Veliaj: “Ke të drejtë, por vendimi i parë ka të bëjë me shëndetin, më pas vijojmë me vendimet për prindërit e punësuar duke filluar që sot pasdite për nënat e @bashkiatirane e që besoj do pasohet nga gjithë kompanitë e qytetit #DoJaDalim #BASHKE”.