Aktualitet

Video/ Lapsusi i Vasilit pas Këshillit Politik, në vend të fjalës konsensual

Video/ Lapsusi i Vasilit pas Këshillit Politik, në vend të

Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi mbajtën një deklaratë për mediat pasi bojkotuan mbledhjen e Këshillit Politik, pasi nuk ranë dakord me draftin e propozuar nga mazhoranca për lista 100% të hapura dhe uljen e pragut për koalicionet në 3%.

Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i LSI-së Vasili bëri një lapsus me fjalën ‘konsensual’ që e ngatërroi me 'seksual' dhe më pas e kaloi duke e korrigjuar menjëherë, por pa ndryshuar mimikën.

“Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar, që nuk ia ndal dot njeri mundësitë për t’u drejtuar tek OSBE/ODIHR, por opozita dhe sot po kërkon kërkojmë dhe po bëjmë të pamundurën për të ruajtur këshillin nga bojkotimi i PS dhe nga dëshira për ta kthyer këshillin politik si një organizëm seksual... organizëm konsensual, në një instrument i cili thjesht dhe vetëm do donte të imitonte parlamentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Shqipëri”.

Pjesë nga deklarata e Vasilit:

Bëhet fjalë për bojkotimin e marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa e opozitës së bashkuar ndërton konsensus dhe dialog dhe ruan frymën e dy marrëveshjeve. Presim që PS të mos bojkotojë në mënyrë të njëanshme marrëveshjet dhe të shënojë një rekord të ri pozitiv, përkundjet ngjarjeve shumë të rënda të njëanshme që ndërmori në 30 korrik. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar, që nuk ia ndal dot njeri mundësitë për t’u drejtuar tek OSBE/ODIHR, por opozita dhe sot po kërkon kërkojmë dhe po bëjmë të pamundurën për të ruajtur këshillin nga bojkotimi i PS dhe nga dëshira për ta kthyer këshillin politik si një organizëm seksual, organizëm konsensual, në një instrument i cili thjesht dhe vetëm do donte të imitonte parlamentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Shqipëri. Ky është moment i rëndësishëm për të reflektuar për PS, për të mos u zhytur në logjikën e njëanshmërisë, që nuk ndryhen fatet elektorale.