Aktualitet

Largimet e shpeshta të drejtorëve në Kadastrën e Vlorës, Artan Lame sqaron arsyen: U bëhen presione kriminale

Largimet e shpeshta të drejtorëve në Kadastrën e

Kadastra e Vlorës është cilësuar një nga problematiket, pasi brenda pak muajsh ka ndërruar 8 drejtorë. Si arsye, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, thotë se kanë ndikuar presionet kriminale, për shkak të interesave të larta të tokave të bregdetit.

"Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi. Ka pasur presione të çdo lloji, nga ajo që do të djeg këtë e do të bëj këtë, dhe deri tek ato që janë për t’u marrë seriozisht. Kur sheh njerëz që kanë mbi 20 vjet që vijnë vërdallë për një pronë dhe ti je i pafuqishëm, sepse mund të dojë 2 vjet që të realizohet, natyrisht që ndodhin situata nga më të çuditshme”, tha Lame në një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës, ndërsa paralajmëroi se do të vazhdojë të bëhen ndryshime nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët.

Lame tha se synon të certifikohen tokat e marra me ligjin 7501 dhe 20 mijë familje që kanë aplikuar të pajisen me AMTP:

“Kur u bë ligji i ri 20/20,u gjykua në Kuvend dhe u la një 6-mujor tjetër për aplikimet e familjeve që nuk ishin pajisur me AMTP, ne bëmë një përllogaritje të këtyre familjeve të cilat na rezultuar rreth 20.000 një shifër afrofe dhe u la ky afat 6-mujor. Të gjithë fermerët kanë aplikuar në bashki dhe me pas këto regjistra i marim ne për të vijuar me procedurat”.

Drejtori i 8-të i emëruar në Kadastrën e Vlorës është Andi Binaj.