Aktualitet

Largohet drejtori i Policisë së Shkodrës, publikohet emri i ri i komanduar

Largohet drejtori i Policisë së Shkodrës, publikohet emri i ri i

Një vit pasi mori postin e drejtorit të Policisë së Shkodrës është larguar nga detyra Niko Brahimaj.

Kryepolici është zëvendësuar me Lorenc Metën, i cili ka mbajtur postin e zv/drejtorit të PVQSH.

Largohet drejtori i Policisë së Shkodrës, publikohet emri i ri i
Niko Brahimaj

Nuk dihet ende nëse një ndryshim i tillë ka ardhur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 3 tetor, ku dy të rinj u vranë në një fshat në Malësinë e Madhe, për çështje kanabisi.

Ndërkohë që në disa media raportohet se Brahimaj ka pasur probleme shëndetësore.