Aktualitet

Largohet sekretari i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca. Kush është vajza që e zëvendëson

Largohet sekretari i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca. Kush

Plarent Ndreca, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka dhënë dorëheqjen këtë të premte. Ai e mbante këtë post për rreth një viti, pasi ishte emëruar më 18 korrik të 2019-s, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi.

Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave.

Më herët Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Kush është vajza që e zëvendëson:

Elena Pici vajza në të 30-tat, që vjen nga Këshilli i Ministrave është një emër i panjohur, ndërsa sot fitoi vëmendjen e mediave, pasi u emërua sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme.

Në një informacion të shkurtër në internet, nuk jepen shumë detaje për postet që ka mbajtur.

"Elena Pici, pasi u diplomua në një universitet privat në Shqipëri në Departamentin e Ekonomisë, fitoi bursë në Britaninë e Madhe, ndoqi studimet Master në Zhvillimin Ekonomik në 'London School of Economics and Political Sciences (LSE)'. Pas diplomimit, Elena u kthye në Tiranë, ku filloi punën në Bankën e Shqipërisë, Departamenti i Mbikëqyrjes", thuhet në një informacion.

Largohet sekretari i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca. Kush

Nga ana tjetër, Pici mund të jetë një imazh i njohur, pasi ka qenë pjesë e klipit të Alban Skënderajt, në këngën 'Mirëmëngjes'.