Aktualitet

Lea Ypi: Një nga ditët më të turpshme të parlamentarizmit shqiptar votimi i sotëm. Veç europiane s’është kjo(këtu i flet Edi Ramës)

Lea Ypi: Një nga ditët më të turpshme të

Lea Ypi, pedagogia dhe autorja e librit 'Të Lirë', një nga emrat shqiptar më të njohur në qarqet intelektuale në Europë, ka kritikuar ashpër miratimin në parlament të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Edi Rama e komentoi miratimin e këtij ligji me një fjali: Vepruam si pjesë e Europës.

Pikërisht me këtë fjali e ka nisur Lea Ypi ku thotë se akti i sotëm veç vlerë europiane nuk është.

Ajo shkruan: Një nga ditët më të turpshme në historinë e të ashtuquajturës demokraci parlamentare shqiptare. Nëse ndalimi i njerëzve të pafajshëm është mënyra për të treguar vlerat tuaja evropiane, ju nuk duhet të dëshironi të jeni në Evropë. Nuk ka asnjë “barrë” emigracioni. Barra është në kokat tuaja.

Lea Ypi: Një nga ditët më të turpshme të

Më herët kryeministri Rama është parë shpesh t’ju dhurojë miqve të ndryshëm librin e Lea Upit, ‘Të Lirë’

Si në këtë foto.

Lea Ypi: Një nga ditët më të turpshme të