Aktualitet

Lejoi dasmë në kohë pandemie, gjobitet pronari i lokalit në Paskuqan

Lejoi dasmë në kohë pandemie, gjobitet pronari i lokalit në

Pavarësisht se grumbullimet për festime të ndryshme, dasma apo ditëlindje, janë të ndaluara, shumë qytetarë nuk kanë dashur të prishin planin.

Një rast i tillë raportohet në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Pronari i një restoranti dasmash është ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pasi lejoi organizmin e dasmave në kohë pandemie në kundërshtim me Aktin Normativ.

Restoranti në Paskuqan është i pronarit 32-vjeçar M. K., banues në Tiranë.

Shpesh qytetarët kanë denoncuar se rastet që kapen nga policia, janë të pakta në krahasim me ato që ndodhin në të vërtetë, të cilat i shohim të shpërndara edhe në rrjetet sociale.