Aktualitet

Lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë, sa ishte magnituta

Lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë, sa ishte

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në jug të Shqipërisë. Sipas EMSC lëkundje kanë qenë me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në disa qytete të jugut.

Epiqendra e tij ka qenë në Vlorë dhe thellësia vatrës sipas EMSC ishte 9 km në lindje dhe juglindje të Himarës. Sakaq, si pasojë e tërmetit nuk raportohen dëme materiale.