Lënë mandatin e deputetit për të konkurruar për Bashkitë, cilët janë 5 emrat që hyjnë në parlament
E Diel 26 Mars 2023, 18:15
TiranaPost
Pesë deputetë të Kuvendit lënë mandatin për të kandiduar për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
Luçiano Boçi, Belind Këlliçi dhe Zef Hila janë deputetët e PD, ndërkohë që nga radhët e PS-së janë dy deputetët Benet Beci dhe Besjan Ajazi.
Po cilët janë deputetët që do hyjnë në parlament për të zëvendësuar ata që largohen?
Për Elbasanin, mandatin e merr Qani Xhafa në vend të Boçit, në Tiranë Asllan Dogjani në vend të Këlliçit dhe në Shkodër, Zef Hila zëvendësohet nga Lodovik Hasani.
Ilir Beqja kthehet në parlament pasi ikën Benet Beci, deputet i Shkodrës, kurse në Gramsh Besjan Ajazi zëvendësohet nga Shkëlqim Bullari.