Aktualitet

U ekzekutua nga RENEA, fqinja e Lefter Zhidrus letër Ardi Veliut. Reagon Policia e Shtetit

U ekzekutua nga RENEA, fqinja e Lefter Zhidrus letër Ardi Veliut. Reagon

Vetëm një ditë pas ekyekutimit nga RENEA të 71 vjeçarit Lefter Zhidrus në Elbasan është bërë publike letra që fshinja e tij i ka drejtuar drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu.

Përmes letrës së bërë publike nga “Report Tv” fqinja ankohej për 71 vjeçarin dhe shqetësimin ia kishte adresuar edhe policisë së Elbasanit, por përgjigja e tyre ishte "është budalla".

"Jam një pensioniste nga qyteti i Elbasanit. Po ju drejtohem juve pasi prej 6 vitesh ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar nga një qiraxhi që ka ardhur të banojë në pallatin tonë. Personi në fjalë jo vetëm të ofendon, të fyen, por çka është më e rëndësishme e mban derën e shtëpisë hapur duke na kërcënuar me levë të cilën e ka përdorur ndaj banorëve të pallatit. Për këto shqetësime kemi njoftuar gjithmonë policinë. Ia ka gjetur edhe policia levën në dorë dhe ndaj personit në fjalë nuk merret asnjë masë. Këto dy muaj e fundit të karantinës zotëria nuk bën gjë, veçse merr policinë në telefon, e cila merr djemtë e pallatit, i mban 2 orë dhe më pas i nxjerr. Madje në prezencë të policisë na ofendon me fjalë të ndryra dhe prap policia merr djemtë e pallatit. Të gjithë banorët e pallatit kemi bërë një peticion, i cili i është dorëzuar të plotfuqishmit të lagjes dhe prap nuk ka asnjë përgjigje, kemi folur me pronarin e shtëpisë, por nuk ka pasur asnjë reagim. Kemi përsëritur këtë peticion dhe e kemi dorëzuar në polici, bashki dhe te i plotfuqishmi i lagjes. Po ju drejtohem juve për këtë shqetësim, sepse fëmijët ose ai mund të bëjnë vetëgjyqësi. Dua të më jepni një përgjigje për këtë çështje, sepse prej 6 vitesh nuk po gjejmë një zgjidhje nga Policia e Elbasanit, gjithmonë na thonë "ai person është budalla". Dua të shtoj këtu që familja ime është në proces gjyqësor me këtë person", shkruhet në letrën e fqinjes së 71 vjeçarit

Pas publikimit të letrës ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Ata konfirmojnë dërgimin e letrës më datë 4 maj 2020 kur zonja raportoi konfliktin. Gjithashtu në reagimin e autoriteteve shkruhet se të dy palët që kanë qenë në konflikt janë thirrur, por që prej asaj date nuk ka pasur më asnjë ankesë.

Sipas policisë, mes këtyre dy familjeve kishte dhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.

“Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se një shtetase nga lagjja "11 Nëntori", Elbasan, i ka dërguar e-mail Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për t’i kërkuar ndihmë për një konflikt që kishte me shtetasin Lefter Zhidru, sqarojmë opinionin publik se:

Më datë 04.05.2020, në adresën zyrtare të e-mailit [email protected], është dërguar e-mail nga zonja, e cila ka raportuar konfliktin që kishte me këtë shtetas. 

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ankesa i është përcjellë menjëherë po atë ditë strukturave përkatëse.

Këto struktura kanë verifikuar dhe trajtuar problematikën, duke kryer veprimet e nevojshme, mbi bazën e procedurave standarde të punës.

Janë thirrur dhe kontaktuar palët e përfshira në konflikt dhe prej asaj date nuk ka patur më asnjë ankesë në polici. Mes këtyre dy familjeve kishte dhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.

Policia e Shtetit fton çdo media ta kontaktojë zyrtarisht, për të shmangur informacionet e pasakta, si dhe qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim me shpejtësi dhe profesionalizëm” shkruhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se ngjarja u shënua një ditë më parë në lagjen “11 nëntori”, rreth orës 17:50.

Ish-bashkëshortja Floresha denoncoi në polici dhunën e ushtruar prej 71-vjeçarit dhe pas denoncimit, ishin forcat Shqiponja që ndërhynë në konfliktin mes tij dhe ish-gruas.

Por, 71-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të tyre dhe plagosi 2 kalimtarë të rastit. Në vendngjarje mbërritën forcat RENEA dhe pas 5 orësh negociata për tu dorëzuar 71-vjeçari Lefter Zhidru nuk pranoi, por iu kundërpërgjigj me breshëri plumbash.

Ndërkaq, të gjendur mes një konflikti pa zgjedhje RENEA qëlloi dhe ekyekutoi të moshuarin.

 

Pas ekzekutimit në shtëpinë e të moshuarit veç kallashnikovit pa leje me të cilën qëlloi në drejtim të forcave RENEA dhe Shqiponja u gjetën edhe municione të tjera.