Aktualitet

Letra e Varhelyit për Ramën: Mbështesim 'korridorin jeshil', por duhet që Ballkani të veprojë si një rajon i vetëm

Komisioni Europian ka bërë publik letrën e dërguar në adresë të kryeministrit Rama nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Letra flet për mbështetjen që BE i dha Shqipërisë për të kaluar krizën e Covid-19. Varhelyi thotë se BE po studion mënyrat e përfshirjes së Shqipërisë në iniciativat e BE që po ndërmerr për luftën ndaj virusit Covid-19 dhe në aspektin e lehtësimit ekonomik.

Varhelyi përmend edhe çështjen e shqiptarëve të cilët nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri për shkak të bllokimit të kufijve, duke qenë se ata rrezikojnë të kalojnë periudhën e lejuar të qëndrimit në shtetet  e Bashkimit Europian.

“Komisioni është në diskutime me vendet anëtare për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje”, shkruan mes të tjerash eurokomisioneri për Zgjerimin.

Ndërsa në lidhje me disbursimin e 50 milionë eurove, ato siç bën me dije eurokomisioneri shpërndahen në tre drejtime:

4 milion € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore

11 milion€ për mbrojtje sociale

35 milion € për rikuperim ekonomik.

Ndërsa për çështjen e qarkullimit të mallrave në rajonin e Ballkanit, Varhelyi thotë se do të mbështesë krijimin e korridorit jeshil të qarkullimit të mallrave mes BE-së dhe Rajonit, por ai bën thirrje për bashkëpunim dhe që BP të veprojë si një rajon i vetëm.

Në mbyllje të letrës Varlehyi thotë se kjo është një situate e cila evoluon me shpejtësi dhe duhet të përshtatemi në varësi të situates

Nëse bashkëpunojmë do jemi më të fortë, shprehet eurokomisioneri për Zgjerimin në fund të letrës.

Letra e Varhelyit për Ramën: Mbështesim 'korridorin

Letra e Varhelyit për Ramën: Mbështesim 'korridorin