Liderët e botës janë mbledhur në Dubai për të diskutuar për klimën.
Kryeministri Edi Rama ndodhet gjithashtu në Emiratet e Bashkuara Arabe nga ku ka ndarë edhe një video.
Atje po mbahet Samiti Botëror i Veprimit të Klimës, COP28.
Rama ka ndarë një video, në “Facebook”, të momentit të mbërritjes në Dubai ku edhe është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike.
Liderët kanë realizuar edhe foton familjare.