Aktualitet

Ligji i ri për policinë e shtetit, ata me 30 vjet punë mbyllin karrierën 55 vjeç!

Ligji i ri për policinë e shtetit, ata me 30 vjet punë mbyllin

Një polic që ka kryer 30 vjet shërbim në Policinë e Shtetit do të mund të mbyllë karrierën e tij në moshën 55 vjeçare. Deri në daljen e tij përfundimtare në pension ai do të përfitojë 70% të pagës.

Po ashtu, për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet masa e trajtimit rritet me 1% të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj. Ndryshimi do të vijë pas miratimit të ligjit të ri të Policisë së Shtetit dhe synon rifreskimin e trupës policore dhe kostot pritet të përballohen nga buxheti i bluve.

Ligji i ri fuqizon edhe rolin e departamenteve në drejtorinë e përgjithshme. Ndryshimet në këtë drejtim janë testuar tashmë prej disa vitesh në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i cili me sa duket është parë efektive dhe e njëjta gjë do të behët edhe në departamentet e tjera, si te Policia Kriminale dhe te Rendi e Siguria.