Aktualitet

Lihet i lirë polici që plagosi padashje kolegët gjatë përplasjes me vëllezërit Fufi në Mamurras

Lihet i lirë polici që plagosi padashje kolegët gjatë

Gjykata e Kurbinit ka lënë të lirë, me detyrim paraqitje punonjësin e policisë David Medani. Ai plagosi aksidentalisht dy kolegët e tij dhe një person, gjatë një përplasje me një grup personash në Mamurras.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Për të ndaluarit, Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vorfi) dhe Rudolf Fufi të cilët akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim është dhënë masa e sigurisë. Për Gjon Fufin detyrim paraqitje. Për Rufolf Fufin detyrim paraqitje. Ndërsa Nikollë Fufi ndodhet në spital.

Ata u ndaluan nga policia për kontroll, por nuk iu bindën urdhrit. Konflikti çoi në përplasje me sende të forta, dhe përdorimin e armës. Këta persona të ndaluar thuhet të jenë të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi.

Lihet i lirë polici që plagosi padashje kolegët gjatë

Konflikti i dy ditëve më parë në qendër të Mamurrasit nisi pas një kontrolli në një lokal për aktivitetin e Lojërave të Fatit. Policët u kundërshtuan nga Nikoll Fufi i cili u shoqërua në polici dhe më pas u lirua.

Pas kësaj ngjarje, vëllezërit Fufi i kanë dalë para policit për ta goditur. Gjatë përplasjes polici qëlloi me armë duke plagosur dy kolegët e tij dhe Nikoll Fufin.

*Tiranapost.al.