Lihet në burg infermierja e re. Pranon në gjyq se i vodhi paratë pacientit tek Shefqet Ndroqi

Arrest me burg është masa që gjykata e Tiranës mori sot për infrmieren 30 vjeçare Ronida Husa e cila para gjyqtarëve pranoi se kishte vjedhur paratë e pacientit që ndërroi jetë tek spitali Covid-2. Infermierja e spitalit Covid, Shefqet Ndroqi u arrestua dy ditë më parë nga policia.
30 vjeçarja e cila jeton në Durrës, u identifikua sipas prokurorisë përmes pamjeve filmike, teksa merrte një shumë parash në portofolin e pacientit të ndjerë, ndërsa u akuzua se ka tërhequr para edhe me kartën e tij të bankës.
Denoncimi u bë disa ditë më parë në emisionin investigativ Stop, nga djali i pacientit, F.D 25 vjeç. Ai tha se nga llogaria bankare e babait të tij i cili mbante pinin në portofol, janë tërhequr 60 mijë lekë të rinj.
Ronida Hysa kishte disa muaj që punonte në spitalin Covid-2 ndërsa karrierën e nisi në spitalin e Durrësit.
Ajo do qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
*Tiranapost.al.