Aktualitet

Lihet në burg oksigjenisti i Kavajës: Bombolat i merrja nga spitali dhe ua dërgoja banorëve në shtëpi

Lihet në burg oksigjenisti i Kavajës: Bombolat i merrja nga spitali

Arrest me burg është masa që ka masë nga Gjykata oksigjenisti 26 vjeçar nga Kavaja i cili punon në spitalin e Kavajës. Ai akuzohet se ka marrë pa autorizimin e spitalit bombola oksigjeni dhe ua ka dhënë banorëve të Kavajës të prekur me koronavirusit.

Mësohet se rasti u dënoncua nga drejtoresha e spitalit e cila ka thënë se me veprimet e tij ka shkaktuar dëm të spitalit ekonomikisht.

'Report' thotë se ka siguruar dosjen e plotë të hetimeve, dhe sipas denoncimit të drejtoreshës së spitalit Loredana Kapidani, ai ka marrë 24 bombola oksigjeni dhe i ka shpërndarë.

Lihet në burg oksigjenisti i Kavajës: Bombolat i merrja nga spitali

Drejtoresha ka thënë:

Bëmë një mbledhje. Në bisedë Mensur Shtylla na komunikoi se ai do t'i sillte këto 24 copë bombola por pa dhënë detaje se ku ishin ato. Më pas i dhamë afat 5 ditë për t'i sjellë dhe e pezulluam nga puna deri në zgjidhjen e problemit. Më pas u gjetën 21, domethënë Mensuri kish risjell në depo 15 bombola.

Por drejtoresha shton se ai nuk ka dorëzuar faturat e pagesës së oksigjenit nga pacientët në shtëpi, ç'ka solli dhe shkarkimin e tij nga puna.

Megjithatë, prokuroria ka thënë se nuk ka prova deri më tani që ai vetë ka përfituar para.

Mensur Shtylla është marrë në pyetje ku ka thënë se punonte në spitalin e Kavajës si oksigjenist prej rreth 16 muajsh. Ai ka treguar se bombolat i mori për tua dhënë banorëve në Kavajë për shkak të nevojës që kishin. Ai ka theksuar se ka vepruar i vetëm, dhe se ka pasur kopje të çelësave të magazinës ku mbahen bombolat e oksigjenit.

"Unë kam vepruar vetë, kam pasur kopje çelësi dhe nuk kam bashkëpunuar me ndonjë person tjetër. Nuk kam njoftuar eprorët e mi për këto veprime që kam kryer".

*Tiranapost.al