Aktualitet

Lihet në burg Tirja, sanitarja që u hoq si infermiere dhe i mori para vajzës së pacientes me Covid tek 'Shefqet Ndroqi'

Lihet në burg Tirja, sanitarja që u hoq si infermiere dhe i mori para

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg sanitaren e Spitalit Shefqet Ndroqi Tire Alldervishin, pasi akuzohet për veprën penale Mashtrim. Ajo është sanitarja e cila u hoq si infermiere dhe i mori një shumë parash prej 8 milionë lekësh vajzës së një pacienteje të shtruar me Covid në spitalin Shefqet Ndroqi, e cila pas 25 ditësh qëndrimi në spital e humbi betejën me Covid.

Rasti u publikua në emisionin investigativ Stop, ku vajza e pacientes së ndjerë treogi bisedat në WhatsApp me sanitaren, e cila i premtonte se do i qëndronte pranë nënës së saj dhe se paratë që merrte vazhdimisht do i ndante me mjekët. Sipas vajzës, edhe ushqimet që i ka dërguar nënës së saj, sanitarja e hequr si infermiere nuk ia ka dërguar.

Lihet në burg Tirja, sanitarja që u hoq si infermiere dhe i mori para

Prokuroria nuk ka gjetur prova se sanitarja u jepte para mjekëve dhe infermierëve që u kujdesën për pacienten, ndërsa thuhet se nuk ka vepruar e vetëm por me persona të tjerë jashtë spitalit që i sugjeronin të afërmve të pacientëve numrin e sanitares.

Vendimi i sotëm nga Gjykata e Apelit nuk është final, pasi hetimet vazhdojnë nëse skema e sanitares është e përsëritur edhe në raste të tjera.

Ndërkaq, në seancën e kaluar kur u dha masa e sigurisë, avokatet e Tire Alldervishit kërkuan lëhtësim të masës me pretendimin se ajo kishte kaluar koronavirusin dhe se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike.

*Tiranapost.al.