Aktualitet

Veliaj: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë!

Veliaj: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisores së njohur Vjosa Berisha. Teksa ka postuar një foto të vjetër me Vjosën dhe bashkëshortin e saj Fatos Berisha, Veliaj shkruan:

“Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë! Do na mungosh shumë!

Lamtumirë Vjosa jonë e dashur”.

Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest. E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.

Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.