Aktualitet

Lindita Nikolla mbledh krerët e grupeve parlamentare, pas dokumentit se I.M ka punuar për ish-sigurimin e shtetit

Lindita Nikolla mbledh krerët e grupeve parlamentare, pas dokumentit se I.M

Një dosje nga “Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit” i mbërritur dje në Kuvend ka sjellë takimet e sotme të kryetares së Kuvendit me krerët e grupeve parlamentare.

Mediat raportojnë se prej mëngjesit të sotëm, Lindita Nikolla po pret në takime të ndara, krerët e grupeve parlamentare për t`iu vënë në dispozicion dosjen kur thuhet: I.M, zyrtar i lartë i shtetit ka punuar për ish-sigurimin e shtetit në periudhën komuniste. Nuk është zbuluar ende identiteti i I.M.

Mësohet se takimi i parë është zhvilluar me Taulant Ballën. Ndërkaq pritet të zhvillohen takimet me Enkelejd Alibeajn, Fatmir Mediun dhe Mesila Dodajn.