Aktualitet

Lindita Nikolla në marshimin kundër dhunës ndaj fëmijëve: Përfshirja ime është përfshirja e një nëne

Lindita Nikolla në marshimin kundër dhunës ndaj

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i është bashkuar Marshimit që po zhvillohet ditën e sotme në Tiranë kundër dhunës ndaj fëmijëve. Nga sheshi “Nënë Tereza” Lindita Nikolla është shprehur se nuk mjaftojnë vetëm ligjet, por duhet edhe ndërgjegjësim nga qytetarët.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla. Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunë."

Nikolla theksoi se vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë, duke shtuar se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur.

“Jam në dijeni, këto janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha Nikolla.

Tiranapost.al