Aktualitet

Lindjet surrogate në Shqipëri, ja çfarë thotë projektligji i ri

Lindjet surrogate në Shqipëri, ja çfarë thotë

Projekt ligji për shëndetin seksual dhe riprodhues, për Ministrinë e Shëndetësisë nuk është final pasi po i nënshtrohet konsultimeve që vijnë nga ekspertët dhe shoqëria civile.

Reagimi i ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, vjen pas akuzave të opozitës për shtatzëninë surrogato se ky ligj shkatërron konceptin e familjes.

“Ligji është në fazë konsultimi synon të rregullojë shëndetin riprodhues. Ftoj ekspertët të japin mendimin e tyre”.

Për ekspertët pr/ligji nuk cënon konceptin e familjes por u vjen në ndihme shumë grave që për arsye shendetësore nuk mund të kenë një shtatzëni, dhe as nuk cënon shëndetin e gruas surrogato.

Ekspertë ndalen edhe tek nenet për procedurën invitro në Shqipëri, për të cilen thonë se ky pr/ligj rregullon kuadrin ligjor pasi deri tani ofrohej nga disa klinika të licencuara në vend.