Aktualitet

Lirimi i të burgosurve, drejtori Ismaili: S'jemi kundër por brenda ligjit, rastet jo vetëm nga Gjykata e Krujës

Lirimi i të burgosurve, drejtori Ismaili: S'jemi kundër por

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ka folur për çështjen e lirimit të të burgosurve, kryesisht tek rasti i fundit me gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha e cila do të lironte të arrestuarin Saimir Petano.

Drejtori i Burgjeve Agim Ismaili ka thënë se nuk është kundër lirimeve me kusht, por ky vendim sipas tij duhet të jepet konform ligjeve. Ismaili thotë se jo vetëm Gjykata e Krujës ka dhënë vendime për lirimin e të dënuarve në shkelje të ligjit. Sipas tij edhe gjykata në rrethe të tjera kanë marrë vendime të tilla, por kanë qenë jashtë vëmendjes së mediave.

Rasti i Petanit është një çështje në hetim nga SPAK, nuk kam si të komentoj , por ju siguroj që Drejtoria e Burgjeve dhe ministria e Drejtësisë është në lartësinë e detyrës për të ndaluar akte të paligjshme që të burgosur për të përfitojnë lirinë abuzivis.  Kemi qenë shumë të prerë dhe institucional për të mbajtur përgjegjësitë e duhura, si dhe reagimin institucional për veprime haptazi të paligjshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nuk jemi kundër lirimit me kusht, ne punojmë që sa më shumë të burgosur ta përfitojnë këtë të drejtë, por jo me presion apo ryshfet apo në mënyrë abuzive. Ka probleme të tilla, janë hasur edhe në Gjykata të tjera, jo vetëm në Fushë Krujs, janë jashtë vëmendjes së mediave, i përkasin të së kaluarës, jemi shumë të vendosur për t’i identifikuar dhe prezantuar ato, janë bërë publike nga ILD për të verifikuar këtë pjesë të vendimmarrjes me qëllim që të përfundohet kjo rrugë.

*Tiranapost.al.