Aktualitet

Lirohet 2 vjet para kohe Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në Amerikë

Lirohet 2 vjet para kohe Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në

Martin Shkreli, shqiptari që njihet edhe si personi më i urryer në SHBA për rritjen e ilaçit të të sëmurëve me HIV, por dhe për komentet fyese në rrjet, është liruar nga burgu 2 vjet para kohe, duke e përfunduar vuajtjen e dënimit me 5 vite, në vend të 7 viteve për të cilat u dënua.

"Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu Allenëood pasi i plotësoi të gjitha kushtet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij. E kam inkurajuar z. Shkreli të mos bëjë deklaratë të mëtejshme, as ai, apo unë nuk do të kemi ndonjë koment shtesë në këtë moment”, tha avokati mbrojtës Benjamin Brafman në një deklaratë të dhënë për ABC Neës.

Shkreli, ish-kreu i Vyera Pharmaceuticals, u dënua me burgim në vitin 2018 pasi bleu të drejta ekskluzive për ilaçin antiparazitar Daraprim, - një ilaç kundër malaries që shpesh përshkruhet për pacientët me HIV - për 55 milionë dollarë në vitin 2015 dhe e rriti çmimin e tij me me 4,000%, nga 17,50 dollarë për tabletë në 750 dollarë për tabletë. Kompania gjithashtu bllokoi konkurrentët nga krijimi i versioneve gjenerike.

Ai u dënua për mashtrim të letrave me vlerë në gusht 2017 në lidhje me punën e tij në fondet mbrojtëse MSMB Capital Management dhe MSMB Healthcare Management përpara se të themelonte Turing Pharmaceuticals. Shkreli, thanë prokurorët, përdori informacione false që mashtronin investitorët në fondet mbrojtëse për të paguar më shumë se 10 milionë dollarë investitorëve të pakënaqur.

Ai është quajtur dhe njeriu më i urruyer në Amerikë që tani lëviz lirshëm në rrugët e Neë York.