Aktualitet

Lirohet infermierja dhe sanitarja e spitalit Shefqet Ndroqi. Lihen në burg 2 infermieret e tjera

Lirohet infermierja dhe sanitarja e spitalit Shefqet Ndroqi. Lihen në burg

Gjykata e Apelit ka liruar infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxhaj të spitalit Covid 2 duke lënë në fuqi masën për detyrim me paraqitje. Ndërsa për dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi nuk u pranua ankimi i masës dhe u lanë në burg.

Avokatja e infermieres dhe sanitares deklaroi se gjykata përmes vendimit doli në konkluzionin se ato nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin.

“Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”.

Ato u arrestuan me akuzat për shpërdorim detyre dhe mashtrim ndaj pacientëve të shtruar me koronavirus.

Në bisedat e zbardhura sipas prokurorisë, infermierja dhe sanitarja kanë biseduar me Tiren ku flisnin për para të marra nga të afërm të pacientëve dhe ndarjen e tyre.

*Tiranapost.al.